Kushtet e përgjithshme për blerje në rrugë elektronike:

1.Kriteret dhe kushtet

1.1 Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike (“Kushtet e Përgjithshme”) rregullojnë të gjitha marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë  Eurolab Internacional Grup e krijuar dhe që ekziston në bazë të legjislacionit shqiptar, me numër unik identifikimi të subjektit NUIS (NIPT) K36503231E, me seli në adresën: Vlorë,Rajoni nr.5, Lagja Lirim, Rruga Demokracia,si dhe zyra të ushtrimit të aktivitetit në adresën: Rr. Jashar Skenderi, Komuna Kashar, Fushë Mëzez, Autostrada Tiranë-Durrës, km1, Tiranë:, dhe klientëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet faqes së internetit, mapo.eurolab.com.al(“Klientët” ose “Ju”).

1.2 Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit mapo.eurolab.com.al, ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme.
1.3 Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Eurolab, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti,qoftë nëse ato tërhiqen në ambientet e Mapo Cash and Carry  apo magazinë të ndodhura në adresën e ushtrimit të aktivitetit të Eurolab.

1.4.Eurolab Internacional Grup shpk rezervon të drejtën të ndryshojë dhe përditësojë Kushtet e Pergjithshme në çdo moment. Kushtet e Pergjithshme të ndryshuara/përditësuara do të publikohen në faqen e internetit të Eurolab Internacional Grup shpk.Këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen për porosi të kryera para datës së publikimit.

1.5 Për produkte të veçanta,Eurolab Internacional Grup mund të parashikojë kushte të veçanta, të cilat do të zbatohen përveç këtyre Kushteve të Përgjithshme.Kushtet e veçanta do të përcaktohen dhe publikohen me ofrimin e produkteve përkatës.

1.6 Eurolab Internacional Grup nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit.Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.

1.7 Eurolab Internacional Grup synon te konsolidoje praktiken e blerjes ne rruge elektronike ne menyre qe t’i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të klientëve,por rezervon të drejtën që  në çdo kohë mund të vendosë të pezullojë,ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

 

2.PRODUKTET

2.1 Klientët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit të Eurolab Internacional Grup.Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё faqen e internetit të Eurolab është i vёrtetё, i qartё dhe i saktë.Megjithatë, Klientët kanë detyrimin të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij,të tilla si udhëzimet e përdorimit, por nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi në ilustrimin e produktit

2.2 Eurolab Internacional Grup nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit.Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë në gjendjen e ditës së mëparshme të punës.Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Eurolab merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi. 2.3 Eurolab ka të drejtë të ndalojë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë me ose pa njoftim.

3.KRYERJA E POROSISË

3.1 Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.
3.2 Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, si dhe koston e dorëzimit.
3.3 Për kryerjen e porosisë, Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
3.4 Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në faqen e internetit të Eurolab Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij.
3.5 Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga Klienti.
3.6 Për çdo vizitë në faqen e internetit, Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi,klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit,duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
3.7 Informacionet e regjistruara nga sistemi i Eurolab shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive të kryera ndërmjet Eurolab dhe Klientëve.
3.8 Eurolab nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit,që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike,për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Eurolab të tilla si ngjarje të forcës madhore.

4.ÇMIMI

4.1 Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Eurolab janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.
4.2 Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve,Eurolab do t’ia njoftojë gabimin klientit dhe do të jetë pikërisht klienti i cili do të vlerësojë nëse do të procedojë gjithsesi me porosinë apo do ta anulojë atë.
4.3 Eurolab  ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë.
4.4 Për çdo dërgesë krijohet fatura përkatëse e cila shërben, në rast se aplikohet,si garanci blerje dhe mund të printohet nga klienti nga faqja e internetit e Eurolab.

4.5 Vlera minimale e porosisë nëpërmjet faqes së internetit mapo.eurolab.com.al nuk mund të jetë më e vogël se 5.000 ( pesëmijë) Lekë.

5.KOSTOT E DËRGIMIT

5.1 Këto dispozita zbatohen vetëm në rast se klienti zgjedh dërgimin e produkteve të blera në rrugë elektronike në adresën e Klientit.
5.2 Kostot e dërgimit përfshijnë kostot e trajtimit të porosisë dhe kostot e transportit.
5.3 Kostot e transportit të produkteve perfshihen në koston totale të porosise e cila nuk mund të jete më e vogël se 5.000 ( pesëmijë) Lekë.
5.4 Porositë nëpërmjet faqes së internetit mapo.eurolab.com.al dergohen vetem ne Tirane-Durrës-Fier-Vlorë-Sarandë.

6.KONFIRMIMI I POROSISË

6.1 Pas kryerjes së porosisë, Eurolab i konfirmon klientit marrjen e porosisë nëpërmjet caktimit të numrit të porosisë.klienti do të marrë një email/telefon,i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin,sasinë,çmimin dhe numrin e porosisë.
6.2 Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Eurolab. Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet Klientit.
6.3 Porosia e Klientit mund të anullohet nga Eurolab për çdo arsye,veçanërisht në rast mungese të informacionit të detyrueshëm për dërgesën e porosisë, por në cdo rast Eurolab do të informojë klientin mbi anulimin e porosisë.

7.KRYERJA E PAGESËS

7.1 Çmimi i produkteve dhe kostot e dërgimit do të paguhen nga klienti në momentin e dorëzimit të produktit/produkteve dhe dokumentacionit tatimor sipas legjislacionit në fuqi, në CASH.

7.2 Në rast se Eurolab gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së klientit, pagesës së klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit,pasi klienti ka konfirmuar se pranon dërgimin pjesor të porosisë.

8.DORËZIMI I PRODUKTEVE

8.1 Për porosi të konfirmuara në qytetet Tirane ,Durres ,FierVlore,Sarande nga ora 08:00 AM  deri në orën 13:00 PM,dorëzimi do kryhet brenda dites.Per porosite e konfirmuara pas ores 13:00 AM  dorezimi behet diten e neserme.Në çdo rast,ky afat jepet vetëm për referencë dhe në varësi të disponueshmërisë së produkteve në magazinën Eurolab.Transportuesi do të kontaktojë me ju me telefon ose me e-mail,brenda afatit të mësipërm për të caktuar një orar për dorëzimin e produkteve të porositura.
8.2 Në rast se parashikohet shtyrja e afatit të dorëzimit,Eurolab merr përsipër të informojë klientin sa më shpejt të jetë e mundur dhe me çdo mjet komunikimi në mënyrë që ky i fundit të zgjedhë nëse do të mbajë porosinë apo do ta anullojë atë tërësisht apo pjesërisht.
8.3 Eurolab nuk është përgjegjës për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të tij të arsyeshëm,të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga transportuesi,të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura.
8.4 Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk mund të kenë si pasojë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.
8.5 Eurolab nëpërmjet transportuesit do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga klienti,në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti dhe nuk merr përsipër shkarkimin e produkteve.

9.MARRJA NË DORËZIM

9.1 Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.
9.2 Gjatë dorëzimit, klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij,dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë,si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.
9.3 Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara,nëse klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar,produktet mungojnë ose janë të dëmtuara,Klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim,dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit,dhe do të ruajë një kopje të dokumentit.Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Eurolab për zëvendësimin e produktit.
9.4 Në rast dëmtimi të paketimit apo ambalazhit gjatë transportit,klientit i lind e drejta të refuzojë marrjen në dorëzim të produkteve të dëmtuara duke përcaktuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes në dorëzim.
9.5 Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje,dhe me pranimin e produkteve,klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë.Nga ky moment, klienti nuk mund të kërkojë asnjë kthim apo zëvendësim të produkteve të dorëzuara.
9.6 Në rast se Eurolab apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të klientit,si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit,klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit.Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit.Nëse klienti dëshiron një dërgesë tjetër,ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.
9.7 Në rast se aksesi në vendbanimin e Klientit nuk përputhet me këto kushte,klienti duhet të njoftojë Eurolab dhe t’i japë detajet e problemeve të aksesit në vendbanimin e tij në momentin e kryerjes së porosisë,në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e përshtatshme për dorëzimin e produkteve.

10.ANULLIMI I POROSISЁ

10.1Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij,në rast mospërmbushje nga Eurolab të afatit të dorëzimit të parashikuar në Pikën 8 më sipër,duke njoftuar me shkrim Eurolab në adresën zyrare të shoqërisë  ose me e-mail:[email protected]
10.2
 Kërkesa për anulim do të merret parasysh nga  vetëm nëse përgatitja,dërgimi apo dorëzimi e produkteve të porositura nuk ka ndodhur ndërmjet datës së dërgimit dhe marrjes së kërkesës.

11.MBROJTJA E PRIVATËSISË

11.1 Klientët garantohen se përpunimi i të dhënave personale do të kryhet në përputhje me Ligjin 9887,datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
11.2 Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të Eurolab,përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e Eurolab që mund t’i interesojnë klientit dhe që mund t’i pergjigjen sa më mirë pritshmërive të tij.Eurolab merr pëlqimin paraprak të klientit në lidhje me komunikimin e ofertave promocionale në numrin e telefonit personal të klientit.Klienti ka tё drejtё nё çdo kohё dhe pa pagesë të refuzojë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Eurolab.

12.KALIMI I PRONËSISË

12.1 Eurolab rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet e dorëzuara deri në kryerjen e pagesës së plotë të çmimit nga Klienti.

13.LIGJI I ZBATUESHEM DHE JURIDIKSIONI

13.1 Këto Kushte të Përgjithshme rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.
13.2 Mosmarrëveshjet ndërmjet Eurolab dhe klientit në lidhje me zbatimin e këtyre Kushteve të Përgjithshme,do të zgjidhjen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Navigation
Mbyll

Karta ime

Viewed

Recently Viewed

Close

Great to see you here !

A password will be sent to your email address.

Already got an account?

Kategorite